Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

15 Janar 1932, lindi piktori Ksenofon Dilo

Piktori i Merituar Ksenofon Dilo, u lind në Gjirokastër, më 15 Janar 1932. U diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Pragë dhe në 1958, filloi karrierën e tij si piktor filmi në filmin shqiptaro-sovjetik “Furtuna”. Më pas realizoi skenografinë e filmave “Debatik” të Hysen Hakanit, “Detyrë e posaçme” të Kristaq Dhamos, “Komisari i dritës” të Dhimitër Anagnostit, “Ngadhnjim mbi vdekjen” të Gëzim Erebarës dhe të shumë filmave të tjerë. Pas vitit 1975, ai zgjidhet sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë për artet figurative, punonte  si skenograf në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë dhe deri sa doli në pension ishte drejtor i Galerisë së Arteve.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version