Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

15 Maj 1890, u lind patrioti Kosta Peter në Boboshticë të Korçës

Në Boboshticë të Korçës, më 15 Maj 1890, u lind patrioti Kosta Peter. Shkollën fillore e mbaroi në vendlindje. Për shkaqe ekonomike emigroi në Rumani ku kreu
studimet. Në vitin 1910, emigroi në SHBA dhe u vendos në Uorçester, ku ishte ngritur një koloni e madhe mërgimtarësh shqiptarë. Në Uorcester, tre herë
ka drejtuar shoqërinë kishtare “Fjetja e Shën Mërisë”. Ishte ndër nismëtarët e ngritjes së shoqërisë patriotike, “Lulëzimi” dhe 4 vjet kryetar dhe drejtues
i saj. Si veprimtar i qarqeve afariste të Uorçesterit, ai u bë nismëtar për krijimin e shoqërisë politike, “Albanian American Association”, e cila ka
luajtur një rol të rëndësishëm në propagandimin e Shqipërisë dhe në përkrahje të çështjes sonë kombëtare. Afaristi shqiptar, ishte nënkryetar
i kësaj shoqërie. Kosta Peter, ka luajtur një rol të rëndësishëm, për ngritjen dhe veprimtarinë e shoqërisë dramatike “Dora D’Istria”. Me ngritjen
e Federatës “Vatra”, ai ishte ndër anëtarët e parë të saj dhe si i tillë, zhvilloi një veprimtari të dendur patriotike.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version