Në qytetin e bukur të Ohrit, më 15 Maj 1901, u lind në një familje intelektuale patriotike, Petraq Pekmezi. Shkollën fillore e kreu në Pogradec dhe në vitin 1912, bashkë me xhaxhanë, doktor Gjergj Pekmezin, shkoi në Vienë, ku vazhdoi studimet. Ai ishte ndër inxhinierët e parë hidroteknik të vendit tonë, të diplomuar në Shkollën e Lartë Teknike të Vjenës. Pas diplomimit, u kthye në Korçë dhe ngriti firmën “Puntoria Pekmezi”. Njëkohësisht, përfaqësonte firmën austriake “Farvenc”, që
eksportonte në vendin tonë, paisje hidroteknike. Vdiq në rrethana të panjohura, në nëntor të vitit 1944.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi