Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

15 Maj 1921, u lind Profesor Doktor Myzafer Xhaxhiu, në Gjirokastër

Profesor Doktor Myzafer Xhaxhiu, u lind në Gjirokastër, më 15 Maj 1921. Studimet e larta i kreu në Universitetin e Beogradit dhe të Moskës.
Është një ndër bashkëpunëtorët e parë të mikrofonit të Radio-Tiranës. Bashkë me shkrimtarin Sterio Spasse, kanë mbajtur “Orën letrare”, një nga emisionet
më të dëgjuara.
Si pedagog i institucioneve të larta arsimore, Myzafer Xhaxhiu, ka përgatitur breza të shumtë studentësh, por është bërë i njohur sidomos me shkrimet e tij.
Gazetaria, është profesioni i tij i dytë. Emrin e tij, e ndeshim në faqet e gazetave dhe të revistave të para dhe të pas luftës, si dhe në ato të ditëve tona; në shtypin e Kosovës, Maqedonisë, por edhe të diasporës sonë.
Myzafer Xhaxhiu njihet edhe si poet, përkthyes dhe studiues, është autor i përmbledhjeve poetike: “Lirika”, “Raspodi magjare”, “Vargje për dashurinë”, “Kënga e mjelmës”, etj; i dy përmbledhjeve me vepra të shqipëruara të autorëve të huaj: “Vesë lotësh” dhe “Antollogji me 100 poetë bullgarë”. Ndër monografitë studimore që kanë dalë nga pena e tij përmendim “Kritika e studime letrare”, “Shkrimtarë, vepra dhe dukuri letrare”, “Sofokliu-tragjiku i madh i Greqisë”, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version