Gazetari dhe humoristi, një nga bashkëpunëtorët e parë të Radio-Tiranës, Mit’hat Arianiti, u lind në Mallakastër, më 15 Mars 1912. Emri i tij ndeshet rrallë në faqet e shtypit. Ka pas shkruar me pseudonimet ”Rrem Vogli katunar pri Rrashbulli” apo “Jogo”. Ai ishte bashkëpunëtor i rregullt i, “Revistës letrare” dhe “Përpjekja shqiptare”. Ka shkruar e botuar një mori skicash, portrete e skeçe humoristike. Shumë prej tyre janë transmetuar edhe në emisionin “Ora gazmore” e Radio-Tiranës në vitet e pushtimit fashist. Në vitin 1996, pas vdekjes së autorit, një pjesë e tyre është përmbledhur në vëllimin “Qyfyret e Rrem Voglit katunar pri Rrashbu-Ile”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Nëntor 1466, Kritobuli nga Imbros konfirmon autoktoninë e shqiptarëve në Ballkan
-
23 Nëntor 1843, lindi folkloristi arbëresh Bernard Bilota
-
23 Nëntor 1880, Dervish Pasha i dorëzon Ulqinin Malit të Zi
-
23 Nëntor 1919, themelohet Shoqëria Patriotike “Vllazëria”
-
23 Nëntor 1921, botohet numri i parë i revistës “Studenti”