Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

15 Nëntor 1934, u shua Refat Frashëri, mjek i shquar bakteriolog

Refat Frashëri

Mjekësia shqiptare sot përkujton, mjekun bakteriolog dhe një nga drejtuesit e parë të sistemit mjeksor shqiptar, Refat Frashërin. Lindi ne Frasher te Permetit. Kreu Liceun e Gallatasarajit  e me pas u diplomua në Universitetin e Stambollit, ku dhe filloi karrierën e tij mjeksore dhe pedagogjike. Për veprimtarinë e tij patriotike, u përjashtua nga puna si pedagog dhe mjek dhe u detyrua të ushtrojë mjeksinë private në vise të ndryshme të Perandorisë Osmane. Pas luftës së Parë Botërore, u kthye në Atdhe dhe Kongresi i Lushnjës e emëron Drejtor të Përgjithshëm të Shëndetësisë, që ishte posti më i lartë në piramidën shëndetsore. Refat Frashëri vdiq, më 15 Nëntor 1934.

Referencat:

Bibloteka dhe arkivi i QMKSH

Exit mobile version