U nda nga jeta, më 15 Nëntor 1944, mikja e madhe angleze e popullit tonë, albanologia e shquar Edith Durham. Që nga fillimi i shekullit të kaluar, e deri në fund të jetës, ajo iu përkushtua çështjes kombëtare, e përkrahu atë dhe popullin tonë në ditët më të vështira me botime të shumta, por dhe me ndihma materiale, për viktimat e pafajshme të luftrave ballkanike dhe terrorit shovinist të fqinjëve. Dhe shqiptarët ditën t’ia shpërblejnë mirësinë dhe humanizmin e saj shëmbullor. Në vitet e Luftës së II Botërore, kur Londra bombardohej nga nazistët dhe populli vuante për bukë, Fan Noli dhe mërgimtarë të tjerë, dërguan në adresë të saj ushqime dhe veshmbathje. Sot, emrin e mikes së madhe, Edith Durham, e mbajnë shkolla dhe rrugë të kryeqytetit dhe Shqipërisë.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Shkurt 1925, francezi Aleksandër Kole pikturon shqiptarët
-
23 Shkurt 1843, referat i prof. Franc Bopi në Akademinë e Shkencave të Berlinit; shqipja është një gjuhë indoevropiane
-
23 Shkurt 1848, u botua nga De Rada gazeta “L’albaneze d’Italia”
-
23 Shkurt 1921, u lind albanologu i shquar Italian Xhovani Batista Pelegrini
-
23 Shkurt 1923, lindi kompozitorja Dhora Leka