Bota shkencore shqiptare, sot kujton, datëlindjen e albanologut slloven Rajko Nahtigal, që ka lindur më 15 prill 1877. Pas Bartolomeo Kapitarit dhe Franc Miklosiçit Nahtigali, është studjuesi më i shquar slloven në fushën e albanologjisë. Gjatë viteve 1916-1917, ai ka qënë anëtar i “Komsisë letrare” të Shkodrës, që synonte të çonte më tej zgjidhjen e problemeve të gjuhës letrare shqipe pas Kongresit të Manastirit. Në kuadrin e kësaj shoqërie, albanologu slloven, zhvilloi një veprimtari të dendur studimore. Duke u njohur e bashkëpunuar me anëtarët e saj si: Luigj Gurakuqi, Hil Mosi, Gjergj Fishta, Aleksandër Xhuvani,etj. ai dha ndihmesën e tij për lëvrimin e gjuhës shqipe. Bashkë me Ndre Mjedën zhvilloi ekspedita gjuhësore nëpër vendin tonë. Rezultat i kësaj pune janë artikujt e shumtë në shypin shqiptar dhe të huaj dhe libri “Çështjet e unifikimit të gjuhës së shkruar shqipe”, botuar në Garc të Austrisë në vitin 1917.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës