Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

15 Prill 1936, u botua në Korçë revista kulturore, letrare dhe ekonomike “Bota e Re”

Revista dyjavore shoqërore, kulturore, letrare dhe ekonomike “Bota e Re’, pa dritë në Korçë, më 15 Prill 1936. Ajo u botua, fill mbas mbylljes së revistës përparimtare “ABC”, në Tiranë dhe “Rilindja” të Korçës, të cilat nuk mundën t’i shpëtonin “Ligjin mbi shtypin”, që kishte vendosur një censurë të rreptë. “Koha e re” shfrytëzoi atmosferën e “liberalizimit të shtypit, që pat shpallur Mehdi Frashëri, kur erdhi në krye të qeverisë dhe atë që quhej “Koha e artë” e gazetarisë shqiptare, por njëherësh, duke nxjerrë mësime nga simotrat e saj paraardhëse, përdori në mënyrë më të përsosur, “Gjuhën e Ezopit”, alegorinë dhe humorin në materialet kritike. Megjithatë ajo nuk mundi të mbijetojë më shumë se 11 muaj, duke nxjerrë vetëm 21 numra.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version