Rrethimi i dytë i Krujës, filloi më 15 Qershor 1466 dhe përfundoi nga fundi i atij viti. Ushtria osmane, e udhëhequr nga vetë sulltan Mehmeti II, përbëhej nga 200 mijë forca të armatosura me mjetet më moderne të kohës, ndërsa Gjergj Kastrioti, kishte vetëm 13 mijë luftëtarë. Ai qëndroi jashtë kështjellës dhe kryente aksione të guximshme dhe të vazhdueshme. Më 1 gusht Mehmeti II, u detyrua të largohet nga Kruja, duke lënë 80 mijë ushtarë për të vazhduar rrethimin. Po shqiptarët, me sulme të rrufeshme e shpartalluan armikun, duke vrarë edhe komandantin Ballaban Pashën. U asgjesuan edhe garnizonet osmane, në disa kështjella dhe pika të tjera strategjike të vendit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Janar 1802, përkujtohet sot inxhinieri i shquar Karl Gega
-
10 Janar 1920, vritet patrioti Sali Nivica
-
10 Janar 1931, Hasan Prishtina i kërkon Lidhjes së Kombeve përkrahje për shqiptarët e Jugosllavisë
-
10 Janar 1932, marrëveshje Shqipëri-Bullgari për pakicat kombëtare
-
10 Janar 1933, lindi Valentina Objektova ( Çollaku)