Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

15 Qershor 1937, kryekonsulli i nderit në Suedi Franglin Gaerlund, organizoi përurimin e librit “Mbretëria shqiptare”

Më 15 Qershor 1937, kryekonsulli i nderit i Mbretërisë Shqiptare në Suedi, Franglin Gaerlund, organizoi përurimin e librit “Mbretëria shqiptare”, një botim luksi, me shumë ilustrime dhe harta dhe me një tirazh të madh. Libri ka karakter turistik, por nuk mungojnë dhe të dhënat historike, ekonomike dhe kulturore. Ai iu shpërnda përfaqësive diplomatike dhe konsullore, korespondentëve vendas dhe të huaj, firmave turistike, duke i bërë një prezantim të mirë vendit tonë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version