Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

15 Shkurt 1856, ikonografi Gjergj Çetiri përfundoi dekorimin e kishës monument kulture në Myzeqe

Ikonografi ynë i dëgjuar Gjergj Çetiri (Katro) i Dytë, më 15 Shkurt 1856, përfundoi zbukurimin e ikonostasit të kishës së Shën Minait në Gradisht të Myzeqesë. Kisha është shpallur monument kulture dhe ikonostasi i gdhendur në dru dhe i zbukuruar me shumë ikona, ka ardhur deri në ditët tona. Ai ruan vlera të mëdha shpirtërore dhe, njëherësh përbën një objekt të rëndësishëm për historinë e pikturës sonë dhe artit bizantin.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version