Në Prizren të Kosovës, më 15 Shkurt 1870, u lind Lazër Lumezi ose si e thërriste populli shqiptar Lazër Shqiptari, një nga veprimtarët e zjarrtë të përhapjes së arsimit laik në Kosovë, metodist i gjuhës shqipe, autor tekstesh shkollore. Karrierën pedagogjike e filloi në 1891, në shkollën e parë shqipe të Prizrenit që u hap më 1889. Luftoi për përhapjen e alfabetit shqip dhe ngritje e shkollave shqipe madje, ishte një nga nismëtarët dhe anëtarët aktivë të shoqërisë “Besa-Besë” të Pejës. Ka lënë disa tekste shkollore dhe manual të gjuhës shqipe për mësuesit dhe nxënësit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate