Sot përkujtohet Pedagogu dhe diplomati Kolë Rrota. U lind në Shkodër, më 1880. Ndoqi Kolegjin Françeskan dhe Shkollën Normale të Klagenfurtit në Austri. Në vitin 1905, kthehet në Atdhe dhe punon në shkollën shqipe në Prizren. Në vitin 1913 përfshihet në Shërbimin Diplomatik të Austro-Hungarisë. Në të njëjtën kohë ai jepte gjuhën shqipe në institutin Diplomatik të Vjenës. Pas luftës, në 1922, kalon në Shërbimin Diplomatik Shqiptar dhe emërohet sekretar i konsullatës tonë në Vjenë. U nda nga jeta më 15 Shkurt 1965, në moshën 85 vjeçare.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Shkurt 1822, u dërgua në Stamboll koka e Ali Pashë Tepelenës
-
22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi
-
22 Shkurt 1926, u ngrit kryekonsullata Shqiptare e nderit në Janinë të Greqisë
-
22 Shkurt 1933, u shua patrioti Hil Mosi
-
22 Shkurt 1942, grevë antifashiste e nxënësve të Institutit Femëror në Tiranë