Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

15 Shkurt 1970, u themelua Universiteti i Prishtinës

Universiteti i Prishtinës u themelua më 15 Shkurt 1970, i cili hapi dyert për të gjitha pakicat, madje edhe për studentët nga shumë vende të botës që mësonin shqipen dhe shkencat albanologjike. Deri në fund të viteve 80’ u diplomuan 60 mijë student. Në vitin 1981, filloi dhuna serbe ndaj studentëve dhe trupit pedagogjik të Universitetit të Prishtinës dhe në vitin 1991, filloi të zbatohet e ashtuquajtura politikë e “dealbanizimit” të Universitetit dhe të gjithë Kosovës. Universiteti i Prishtinës u mbyll. Në kushte të vështira pedagogët mbanin leksionet e tyre, studentët jepnin provimet dhe merrnin diplomat.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version