Sulltan Bajaziti
Kronika e Stefano Manjos, që mban datën 15 Tetor 1492, flet për ekspeditën e Sulltan Bajazitit të II, për nënshtrimin e Himarës. “Turqit e ardhur nga Korfuzi, i ranë Himarës dhe shkretuan vendin, thuhet në kronikë. Himariotët e braktisën fushën dhe u tërhoqën në male e fortesa”. Robërit që kapeshin, u thyenin këmbët dhe duart dhe i hidhnin në humnerë, kurse rreth 800 gra me fëmijë të mitur u dërguan si skllevër në Vlorë. Por megjithatë masakrat e tmerret, Himara kurrë nuk iu nënshtrua pushtuesit.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Nëntor 1902, hapet shkolla e natës për mërgimtarët tanë në Bullgari
-
22 Nëntor 1913, botohet Kanuni i Përtashëm i Administratës Civile të Shqipërisë
-
22 Nëntor 1908, përfundoi punimet Kongresi i Manastirit
-
22 Nëntor 1923, numri i parë i gazetës politike Xhoka
-
22 Nëntor 1927, nënshkruhet Pakti i Dytë i Tiranës