Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

15 Tetor 1492, ekspeditë pushtuese e Sulltan Bajazitit

Sulltan Bajaziti

Kronika e Stefano Manjos, që mban datën 15 Tetor 1492, flet për ekspeditën  e Sulltan Bajazitit të II, për nënshtrimin e Himarës. “Turqit e ardhur nga Korfuzi, i ranë Himarës dhe shkretuan vendin, thuhet në kronikë. Himariotët e braktisën fushën dhe u tërhoqën në male e fortesa”. Robërit që kapeshin, u thyenin këmbët dhe duart dhe i hidhnin në humnerë, kurse rreth 800 gra me fëmijë të mitur u dërguan si skllevër në Vlorë. Por megjithatë masakrat e tmerret, Himara kurrë nuk iu nënshtrua pushtuesit.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version