Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

16 Gusht 1466, Senati i Venedikut, e konsideronte rindërtimin dhe fortifikimin e Elbasanit nga Turqit “si një gjë të rrezikshme e të dëmshme”

Senati i Venedikut, i mbledhur, më 16 Gusht 1466, e konsideronte rindërtimin dhe fortifikimin e Elbasanit nga Turqit “si një gjë të rrezikshme e të dëmshme”, për zonat e pushtuara prej tij në Shqipëri. Elbasani, sipas Senatit, ndodhet në afërsi të tokave të pushtuara, në një zonë të pasur me lëndë të para, e cila nëpërmjet Shkumbinit, i krijonte mundësi forcave turke të dilnin në Adriatik. Prandaj Senati, udhëzonte proveditorët e vet në Shkodër dhe Shqipëri, të hynin në kontakt me Skëndërbeun dhe ta nxisnin atë të sulmojë Elbasanin dhe, pasi të zbohen turqit, të rrënohet qyteti i rindërtuar dhe i fortifikuar.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version