Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

16 Maj 1662, Onufri dekoroi kishën e Vllaho Goranxisë, një monument i rëndësishëm i kulturës sonë

Onufër Qiprioti, një nga piktorët tanë më të shquar mesjetar, në vitin 1622 dekoroi kishën e Vllaho Goranxisë, monument i rëndësishëm i kulturës sonë. Qiprioti ka lindur në Berat dhe ka jetuar dhe krijuar në trevat shqiptare, në shekujt XVI-XVII. Ka lënë shumë afreske dhe ikona të një tematike të pasur, me një kolorit të veçantë dhe kombinim ngjyrash të përsosur. Krijimtaria e Onufër Qipriotit, i përket të njëjtës shkollë të mësuesve dhe bashkëpunëtorëve të tij, Onufrit dhe Nikollës. Të tre ata, përbëjnë bërthamën e shkollës beratase të pikturës mesjetare, të cilën e themeloi dhe i dha tonin artistik, mjeshtri më i shquar i pikturës sonë mesjetare, Onufri.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version