Regjizori Sokrat Mio, Artisti i Merituar, u lind më 16 Mars 1902. Studimet për regji i mbaroi në Akademinë Dramatike-muzikore në Paris. Pas diplomimit u kthye në Atdhe dhe punoi si regjizor i shoqërisë “Vllaznia”, të Shkodrës. Vepra e parë që vuri në skenë me amatorët shkodranë ishte “Vilhelm Teli” i Shilerit, që u ndalua nga censura e Zogut. Punoi më pas, me shoqërinë jashtëshkollore “Rinia korçare”. Shfaqja e dramës “Armiku i Popullit”, u shndërrua në një manifestim të shikuesve kundër regjimit të kohës. Gjatë luftës Nacionalçlirimtare u bashkua me luftëtarët antifashistë. Më 1944, në Lavdar ngriti grupin teatror partizan dhe vuri në skenë “Epopenë e Ballit Kombëtar”, të Shefqet Musarait dhe “14 vjeç dhëndër” të Çajupit. Sokrat Mio, ishte ndër themelonjësit e Teatrit Popullor dhe më pas të teatrit profesionist të Korçës, “Andon Zako Çajupi”. Ai ka vënë në skenë disa nga pjesët më të mira të Molierit, Gogolit, Goldonit, etj., si dhe krijime të dramaturgëve tanë si, Mihal Grameno, Foqion Postoli, Kol Jakova, Spiro Çomora, etj.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Shkurt 1822, u dërgua në Stamboll koka e Ali Pashë Tepelenës
-
22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi
-
22 Shkurt 1926, u ngrit kryekonsullata Shqiptare e nderit në Janinë të Greqisë
-
22 Shkurt 1933, u shua patrioti Hil Mosi
-
22 Shkurt 1942, grevë antifashiste e nxënësve të Institutit Femëror në Tiranë