Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

16 Mars 1922 lindi dramaturgu Besim Levonja, “Artist i Merituar”

Dramaturgu dhe aktori i njohur i skenës shqiptare Besim Levonja, “Artist i Merituar” u lind, më 16 Mars 1922. Rrugën artistike e nisi në malet e Shqipërisë, ku luftohej kundër pushtuesve nazifashistë. Shkroi dhe shfaqi dramat “Sabaudin Gabrani” dhe “Peza heroike”. Pas çlirimit ishte ndër themeluesit e Teatrit Popullor dhe të Estradës së Shtetit në Tiranë. Fill mbas çlirimit të kryeqytetit, shkroi dhe vuri në skenë komedinë “Ceni Hoxhë”, mori pjesë aktive në emisionin e përjavshëm “Ora gazmore” të Radio-Tiranës. Penës së tij i përkasin skeçe të shumta humoristike, komedia “Prefekti”, që bëri aq bujë, dramat “Janë plagët që flasin”, “Dasma e madhe”, etj.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version