Sot përkujtohet inxhinieri hidroteknik, i diplomuar në Institutin Politeknik të Parisit, Faredin Nuri. Kur u kthye nga Franca inxhinieri i ri, që kishte mbaruar shkëlqyer studimet e larta me bursën e qeverive franceze, u punësua në Kadastrën e Bashkisë së Fierit. Vetëm pas çlirimit, ai zhvilloi një veprimtari të dendur, duke kryer bonifikimin e kënetës së Tërbufit, të Fushës së Mamurrasit, duke ndërtuar kanalin Vjosë-Levan-Fier, digën e Beratit në Osum, digën e Vlashukut të Cangelajt e shumë vepra të tjera. Vdiq i nderuar dhe respektuar në moshën 70 vjeçare, më 16 Nëntor 1984.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 Shkurt 1925, francezi Aleksandër Kole pikturon shqiptarët
-
23 Shkurt 1843, referat i prof. Franc Bopi në Akademinë e Shkencave të Berlinit; shqipja është një gjuhë indoevropiane
-
23 Shkurt 1848, u botua nga De Rada gazeta “L’albaneze d’Italia”
-
23 Shkurt 1921, u lind albanologu i shquar Italian Xhovani Batista Pelegrini
-
23 Shkurt 1923, lindi kompozitorja Dhora Leka