Pas armëpushimit të Turqisë me aleatët ballkanikë, më 16 Prill 1913, Esat Toptani vendosi të lëshojë Shkodrën, me qëllim që të fitojë përkrahjen e Malit të Zi dhe të aleatëve të tij, për t’u bërë sundimtar i Shqipërisë së cunguar. Për këtë qëllim, ai nënshkroi marrëveshjen e kapitullimit dhe ua lëshoi qytetin e lashtë forcave malazeze.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare