Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

16 Prill 1917, patrioti i shquar, Hil Mosi, ngriti në Shkodër Bibliotekën me profil albanologjik

Më 16 prill 1917, patrioti dhe intelektuali i shquar, Hil Mosi, ngriti në Shkodër Bibliotekën me profil albanologjik, që shërbeu si bërthamë për ngritjen e Bibliotekës Kombëtare. Në vitin 1920, ajo u shpërngul në kryeqytetin e Shtetit Shqiptar, që po rilindte dhe, duke filluar nga fundi i vitit 1922, u quajt zyrtarisht “Biblioteka Kombëtare”, emër që e ruan edhe sot. Në atë kohë ajo kishte një fond prej 6000 vëllimesh.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version