Folkloristi, pedagogu, shkrimtari, një ndër themeluesit e letërsisë për fëmijë, Zihni Sako, u lind në Gjirokastër, më 16 Shkurt 1912. Ai punoi si mësues në Korçë dhe në disa fshatra të Gjirokastrës. Ishte President i Komitetit të Kulturës, kryeredaktor i revistës “Letërsia jonë”, drejtues sektori në institutin e Shkencave dhe në Institutin Pedagogjik dyvjeçar, ngriti institutin e Folklorit dhe krijoi Arkivën e Kulturës Popullore, u zgjodh drejtues i Komisionit të Studimeve Folklorike për Europën Juglindore pranë UNESKO-s. Për merita në fushën e studimeve folklorike ka marrë dy herë çmimin e Republikës dhe titullin e lartë “Mësues i Popullit”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Shkurt 1822, u dërgua në Stamboll koka e Ali Pashë Tepelenës
-
22 Shkurt 1917, u nda nga jeta abat, Preng Doçi
-
22 Shkurt 1926, u ngrit kryekonsullata Shqiptare e nderit në Janinë të Greqisë
-
22 Shkurt 1933, u shua patrioti Hil Mosi
-
22 Shkurt 1942, grevë antifashiste e nxënësve të Institutit Femëror në Tiranë