Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

16 Shkurt 1918, Komanda Franceze i dha fund autonomisë së Korçës

Më 16 Shkurt 1918 Komanda e trupave pushtuese franceze në Korçë, e vuri krahinën nën komandën e saj ushtarake, duke anulluar Protokollin e 10 Dhjetorit 1916. Në këtë mënyrë mori fund autonomia e Korçës. Megjithatë disa nga fitoret e arritura nga patriotët korçarë, nuk u likuiduan. Flamuri shqiptar vazhdoi të valëvitet krahas atij francez, po ashtu shkollat shqipe vazhduan të funksionojnë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version