Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

17 Dhjetor 1912, mblidhet Konferenca e Ambasadorëve

Konferenca e Ambasadorëve

Konferenca e Ambasadorëve, filloi punimet në Londër, më 17 Dhjetor 1912. Në të merrnin pjesë ambasadorët Mensdorf i Austro-Hungarisë, Lihnovski i Gjermanisë, imperiali i Italisë, Kambon i Francës, Benkendorf i Rusisë. Konferencën e Ambasadorëve e kryesonte Ministri i Jashtëm i Anglisë, Eduart Grej. Konferenca u mblodh për të gjetur zgjidhje problemeve që dilnin pas luftrave ballkanike. Por në fakt, gjatë 8 muajve që vazhduan punimet e saj, ajo u mor kryesisht me çështjen shqiptare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version