Në Tiranë, më 17 Gusht 1944, u lind Profesor Rexhep Mejdani, fizikant, pedagog, gazetar dhe shtetar i shquar. Eshtë arsimuar në vendlindje dhe u diplomua për fizikë, në Universitetin Shtetëror të Tiranës. Menjëherë pas studimeve, filloi si asistent dhe vazhdoi si pedagog. Si rezultat i studimeve pasuniversitare, fitoi titullin e lartë Doktor i Shkencave në Universitetin e Parisit dhe tre vjet më vonë edhe në Universitetin e Tiranës. Më 1987, mori dhe titullin Profesor dhe për katër vjet drejtoi si dekan Fakultetin e Shkencave të Natyrës të Universitetit të Tiranës. Në vitet e tranzicionit u angazhua dhe në jetën politike të vendit. Në vitin 1996, u zgjodh sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste, ndërsa më 24 Korrik 1997, Kuvendi i Shqipërisë në një periudhë shumë të trazuar dhe delikate, e zgjodhi President të Republikës.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
9 Prill 1641, relacion i Frang Bardhit për kultivimin masiv të misrit në Zadrimë
-
9 Prill 1831, nisi rënia e Bushatllinjve të Shkodrës pasi u thyen në betejën e Përlepit
-
9 Prill 1920, u ndalua me ligj propoganda kundër kombësisë, flamurit, dhe gjuhës shqipe
-
9 Prill 1934, u firmos në Pragë konventa për tregëti me Mbretërinë Shqiptare
-
9 Prill 1937, trupa kulturore e shoqërisë “Vllaznia” shfaqi në Shkodër dramën e Andrea Skanjetit