Mandi Koçi, një nga fotografët dhe kinooperatorët tanë më të hershëm u lind në Voskopojë, më 17 janar 1912. Në Korçë ai hapi të parën studio me korent. Më 1936 fotografoi “Demostratën e bukës” dhe u arrestua dhe u torturua nga xhandarmëria e Zogut. Gjatë kohës së pushtimit fashist aparati dhe studioja e tij u vunë në shërbim të luftës antifashiste. Për këtë, ai u burgos dhe u internua nga pushtuesit. Pas çlirimit, mandi u bë një nga operatorët e parë dhe xhiroi dokumentarët e parë shqiptarë, që u shfaqën në ekranet tona. Ai është dhe operatori i filmave të parë artistikë shqiptarë: “Qeshim me veten tonë” dhe “Tana”. Por bashkëpunimi me kineastët jugosllavë, sovjetikë dhe martesa me një ruse e shpunë për herë të parë në qeli.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
22 Janar 1828, lindi Elena Gjika, grua e ndritur e Rilindjes
-
22 Janar 1788, lindi Bajroni, poet anglez e mik i shqiptarëve
-
22 Janar 1914, Qeveria e Ismail Qemalit dha dorëheqjen
-
22 Janar 1919, Shqipëria shpallet zonë lufte nga Komanda italiane
-
22 Janar 1949, lindi Fran Camaj, gazetar shqiptar në Mal të Zi