17 Maj 1914, u sulmua batalioni që ishte nisur në jug në frontin kundër “vorio-epiriotëve”

Te ura e Limuthit, pranë Tiranës, më 17 Maj 1914, u sulmua batalioni që ishte nisur në jug në frontin kundër “vorio-epiriotëve”. Pas një qëndrese të shkurtër, batalioni u shpartallua. Aksioni i Limuthit, në fakt, shërbeu për kryengritjen e armatosur kundër regjimit të Vilhelm Vidit. Fshatarët e Tiranës, ku Esat Pashë Toptani, kishte çifligjet e veta, rrëmbyen armët dhe pasi morën Shijakun, ju drejtuan Tiranës. Esat Pasha, u detyrua të strehohej në ambasadën italiane.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare