17 Maj 1949, u vranë nga agjentët e UDB-së jugosllave, vëllezërit Rifat, Mustafa dhe Hilmi Berisha

Rifat Berisha, bashkë me dy vëllezërit, Mustafanë dhe Hilmiun, u vranë nga agjentët e UDB-së jugosllave, në Gajark të Malishevës, më 17 Maj 1949. Ai ishte oficer i armatës shqiptare, nënkryetar i Këshillit Nacionalçlirimtar të ish Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë, kryetar i Frontit Nacionalçlirimtar dhe deputet i Parlamentit të Jugosllavisë. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, e ka dekoruar dëshmorin Rifat Berisha, me Urdhërin e Flamurit të Klasit I, për kontribut të veçantë në Luftën Nacionalçlirimtare.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare