Në Nivicë të Kurveleshit, më 17 Mars 1863, u lind patrioti Asim Dino. Në vitin 1907, emigroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u bashkua atje me lëvizjen patriotike. Ishte një ndër veprimtarët e parë të shoqërisë patriotike të krijuara përtej oqeanit, ndër nismëtaret e krijimit të Federatës Panshqiptare “Vatra”, që ka luajtur një rol të madh në jetën shoqërore dhe politike të kolonisë me të madhe të mërgimtarëve shqiptarë jashtë vendit. Për veprimtarinë e tij, u zgjodh kryetar i degës së “Vatrës”, në Neë Bedford të Shteteve të Bashkuara dhe e drejtoi atë për shumë vite.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
23 dhjetor 910, vdiq Shen Naumi.
-
23 Dhjetor 1880, “Qeveria e Përkohshme” e Prizrenit; nënpunës shqiptarë dhe armatosje
-
23 Dhjetor 1903, u lind në Korçë Naum Stralla, ekonomist e pedagog
-
23 Dhjetor 1912, Shteti Shqiptar lëshon kredencialin e parë diplomatik
-
23 Dhjetor 1919, vullnetarët e Kelmendit në luftën për të mbrojtur Shkodrën, zunë 243 robër