Vilhelmi I, sic u quajt Princ Vidi, kur erdhi në krye të shtetit shqiptar, më 17 Mars 1914, formoi qeverinë e parë shqiptare, të njohur nga Fuqitë e Mëdha. Kryeministër u emërua Turhan Pashë Përmeti, që mbante dhe postin e Ministrit te Jashtëm. Në përbërje të kabinetit të tij ishin: Esat Pashë Toptani-Minister i Luftës, Dr. Adhamidh Bej Frashëri-Ministër i Financave (në maj postin e tij e zuri Filip Noga), Dr Myfit Bej Libohova-Ministër i Drejtësise dhe i Fesë, Hasan Prishtina-Ministër i Postë-telegrafës, Dr. Mihal Turtulli-Ministër i Arsimit, Azis Vrioni-Ministër i Bujqësisë, Preng Bib Doda-Ministër i Punëve Publike (në maj të atij viti u zëvendësua nga Dr. Mufit Libohova). Kabineti vazhdoi veprimtarinë e vet deri në fund të muajit maj 1914.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
19 Prill 1785, marrëveshje e Bushatllinjve të Shkodrës me krerët e Dalmacisë
-
19 Prill 1923, lindi në Tiranë piktorja Vera Blloshmi
-
19 Prill 1938, u përfundua me Jugosllavinë “Konventa mbi lundrimin ajror”
-
19 Prill 1956, u rivendosën marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Egjiptit
-
19 Prill 1982 u nda nga jeta pedagogu dhe publicisti Izet Bebeziqi