Artistja e mirënjohur e skenës shqiptare, Marika Kallamata, u lind në Fier, më 17 Nëntor 1930. Në moshën 20-vjeçare filloi veprimtarinë artistike në skenën e Teatrit Popullor, ku krijoi rreth 60 role të spikatura, me pjesët e shkrimtarëve tanë dhe të huaj. Kanë mbetur në kujtesën e shikuesëve të kohës figura të tilla si Ortensia, Aspasia, Mara, Fallxhesha, Nikaj, etj. Ajo doli në pension, në vitin 1985, por nuk u shkëput nga skena. Në vitin 2004, ajo dhe aktorë të brezit të saj, interpretuan dramën “Streha e të harruarëve”, ku aktorja shkëlqeu me talentin e saj. Marika Kallamata, ka lënë gjurmë edhe në kinematografinë tonë. Për krijimtarinë e saj të pasur dhe origjinale, ajo është nderuar me titullin “Artiste e Merituar”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
8 Prill 1672, Evlija Çelebiu shkruan për kullën madhështore të sahatit në Berat
-
8 Prill 1848, sot përkujtohet përvjetori i vdekjes së kompozitorit italian Gaetano Donixeti
-
8 Prill 1920, studentët shqiptarë nxorën në Vjenë numrin e parë të revistës “Djalëria”
-
8 Prill 1937, u botua e plotë kryevepra e At Gjergj Fishtës “Lahuta e malcis”
-
8 Prill 1939, trupat pushtuese italiane hynë në Tiranë