Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

17 Prill 1274, Karlit I Anzhu përjashton nga taksat doganore tregëtarët durrsakë

Kanë ardhur deri në ditët tona, dy shkresa të Karlit të I Anzhu, që mbajnë, datën 17 Prill 1274, me të cilat, ai u jep disa privilegje tregëtarëve durrsakë, ai përjashton nga taksat doganore dhe nga çdo taksë tjetër, të gjitha mallrat që do të blihen, shiten dhe të sillen prej qytetarëve në Durrës, si dhe çdo gjë që i përket qytetit. Këto dokumente dëshmojnë, se Durrësi në atë kohë, ka qënë një port i rëndësishëm në Adriatik dhe një qëndër e gjallë tregëtare por edhe nxitjen e zhvillimit të prodhimit dhe të ekonomisë së rajonit në përgjithësi.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version