Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

17 Prill 1941, plumbat e Vasil Laçit mbi Perandorin Viktor Emanuelin III, shënuan fillimin e kryengritjes antifashiste të popullit shqiptar

Vasil Laçi, është kthyer në një nga simbolet e rezistencës antifashiste të popullit tonë. Me plumbat që derdhi mbi Perandorin italian Viktor Emanuelin III, në rrugën e Durrësit më 17 Prill 1941, ai praktikisht shënoi fillimin e kryengritjes së madhe antifashiste të popullit shqiptar dhe i tregoi botës, se Shqipëria nuk është pjesë e perandorisë fashiste italiane por kundër saj, se ajo ishte pjesë e Frontit të madh Antifashist të popujve. Qëndrimi i papërkulur që mbajti heroi para gjygjit ushtarak fashist, shënon një faqe tjetër të heroizmit shekullor shqiptar. Për Vasil Laçin, është shkruar shumë, është xhiruar dhe një film artistik ndërsa Kuvendi Popullor i ka dhënë titullin e lartë “Hero i Popullit”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version