Më 17 Qershor 1815, u lind në Shkodër, Dasho Shkreli, luftëtari trim kundër pushtuesve osmanë dhe shovinistëve malazezë, për çlirimin kombëtar dhe ruajtjen e tërësisë territoriale të vendit. Ishte zejtar i thjeshtë, por gjatë kryengritjes antiosmane, që shpërtheu në Shkodër, më 1835, komandoi me trimëri dhe aftësi si drejtues. Në krye të çetës së tij, mori pjesë në betejën e Kalasë së Shpuzës, kundër forcave malazeze në qershor të vitit 1840, ku mbeti i vrarë bashkë me të vëllanë, Sefën.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare