Në Tiranë, më 17 Qershor 1932, u lind profesor Rexhep Shehu. U diplomua inxhinjer gjeolog në Institutin e Lartë Politeknik të Tiranës. Karrjerën e filloi në Ndërmarrjen Gjeologjike të Bulqizës, në kërkim-zbulimin e vendburimit të Theknës. Më pas, kreu detyra dhe ka zënë poste të larta në Komitetin Shtetëror të Gjeologjisë, specialist dhe këshilltar për gjeologjinë në kryeministri, zëvëndësministër i Ministrisë Industri-Minierave, specialist e shef sektori në Komitetin e Shkencave dhe Teknikës, etj. Një vend të rëndësishëm në verpimtarinë e tij, zë puna pedagogjike për përgatitjen e brezave të rinj të gjeologëve. Ai ka dhënë leksione në Fakultetin e Gjeologji-Minierave dhe është bashkautor i teksteve mësimore, “Metodikat e kërkim-zbulimit të vendburimeve të mineraleve të dobishme”, “Provë-marrja dhe dokumentimi gjeologjik” dhe “Kërkim-zbulimi dhe llogaritja e rezervave të lëndës së parë”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike