Në fshatin Brar të Tiranës, në 17 Qershor të vitit 1984, u zbulua një rrasë varri e vitit 1201, që flet për principatën e Arbërit. Në të janë skalitur 5 kryqe dhe 5 harqe, shenjë e 5 pjesëtarëve të familjes të sundimtarit arbëror. Mbi të ndodhet edhe mbishkrimi: “Kujtoje o Zot shërbëtorin tënd Mihal Zeguri, me bashkëshorten dhe nipërit”. Siç dihet pricipata e Arbërit, u formua në vitin 1190 dhe ishte i pari shtet feudal shqiptar, që është dokumentuar. Sundimtarët e saj ishin Progoni dhe i biri Gjini. Principata u shtri kryesisht në Shqipërinë e Mesme dhe nuk mundi të përfshinte të gjithë trojet shqiptare. Sundimtari më i fuqishëm i dinastisë princërore, u bë Dhimitri i Arbërit, i mbiquajtur në dokumentet historike “Arhond i Madh”, “Burrë fisnik”, “Princ i arbëreshëve”. Principata ekzistoi deri nga fundi i shekullit XIII.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
20 Prill 1881, lindi në Bujan të Tropojës luftëtari i lirisë, Zmajl Hyseni
-
20 Prill 1877, u botua në Bukuresht abetarja”Pellazgjika”, e Vasil Dhimitër Rusos
-
20 Prill 1905, gjyqi turk dënoi Bab Dud Karbunarën për veprimtarinë e tij patriotike
-
20 Prill 1920, u formua në Vlorë, Komiteti “Mbrojtja Kombëtare”
-
20 Prill 1924, Isuf Reçi, plagosi për vdekje Avni Rustemin, një nga krerët e opozitës demokratike