Ikonografi i shquar shqiptar i shekullit XIX Nikolla Çetiri (Katro), më 17 Shkurt 1811, përfundoi zbukurimin e kishës së Shën Kollit në Krutje të Sipërme. Atje ruhen edhe sot shumë piktura murore me vlera të mëdha shpirtërore por edhe artistike. Ato janë pjesë e zhvillimit të arteve të bukura në trojet shqiptare, hallka që lidhin kulturën e stërlashtë me atë të ditëve tona.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare