Aktori dhe regjizori Niko Kanxheri u lind në Tiranë, më 17 Shkurt 1947. Shkollën e Mesme e mbaroi në Korçë e më pas ndoqi Shkollën e Lartë për Aktor pranë Teatrit Popullor. Pas diplomimit emërohet regjizor, në Redaksinë e Kulturës në Radio-Tirana e më pas në Radio Televizionin Shqiptar. Filmi i tij i parë ishte: “Çifti i lumtur”, ku luan rolin e dhëndrit. Ka luajtur edhe në filmat “Korierët”, “Toka e përgjakur”, “Ngjyrat e moshës”, “Goditja”, etj. Prej vitesh jep leksione në Akademinë e Arteve në Tiranë, duke pregatitur breza të rinj artistësh për skenën dhe ekranin shqiptar.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
25 Prill 1433 bujarët shqiptarë ngrihen kundër pushtimit turk
-
25 Prill 1911 u mbajt Kuvendi i mërgimtarëve në Bukuresht
-
25 Prill 1911 u vra patrioti Rushit Dine Halili
-
25 Prill 1919 shfaqet në Shkodër komedia “Shërbëtori i dy zotërinjve”
-
25 Prill 1920, Mehmet Konica i dërgon telegram Konferencës së fuqive aleate