Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

17 Shkurt 2008, Kosova shpalli Pavarësinë

Në Prishtinë më  datë 17 Shkurt të vtit 2008 në Parlament, udhëheqësit e zgjedhur në mënyrë demokratike, shpallën Kosovën shtet të pa varur dhe demokratik. Ky ishte kurorëzimi i një përpjekje të gjatë të popullit shqiptar për liri. Ishte shpërblimi i merituar i luftës çlirimtare të popullit, i gjakut të derdhur të heronjve, por edhe falë mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe NATO-s. Menjëherë pas këtij akti Kosova u njoh nga shumë shtete të botës. Ajo sot përballet me sfidat e shtetndërtimit, të ekonomisë e  të zhvillimeve demokratike. Por Kosova ka një popullsi të re në moshë, është e pasur me burime natyrore dhe e vendosur në rrugën e integrimit europian dhe  në vlerat e lirisë e demokracisë perëndimore.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version