Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

17 Shtator 1942, dëshmorja e parë e LANÇ Mine Peza, u vra në demostratën kundër internimeve

Mine Peza

Më 17 Shtator 1942 para burgut të Tiranës shpërthëu demostrata  e grave dhe nënave që protestonin kundër internimit në Itali, të të burgosurve antifashist. Organet u munduan ta pengonin demostratën dhe kur dështuan, kundër demostruesve u përdorën armët. Nga plagët që mori vdiq Mine Peza, dëshmorja e parë e Luftës Nacionalçlirimtare, Heroinë e Popullit, që u përjetësua në vargjet e këngës “Ku kam vajzën, ku kam djalin”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version