17 Tetor 1971, u shua Qemal Karagjozi

Gjirokastra

Qemal Karagjozi, pinjoll i njërës prej familjeve më të lashta dhe më të njohura të Gjirokastrës, pasi mbaroi Liceun Kombëtar të Korçës, vazhdoi studimet në Shkollën e Lartë të Shkencave Politike dhe më pas, në Fakultetin e Historisë të Universitetit të Sorbonës. Gjatë jetës studentore, u lidh me grupin antifashist, ku bënin pjesë Ymer Dishnica dhe Zenel Hekali. Ne atdhe, ishte ndër anëtarët e parë Partisë Komuniste Shqiptare, por dy herë u përjashtua dhe dy hërë të tjera u anëtarësua në rradhët e saj. Pas luftës, i sëmurë nga zemra, punon në Institutin e Shkencave. U nda nga jeta, me 17 Tetor 1971.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Leave a Reply