Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

18 Dhjetor 1908, krijohet klubi “Drita”

Bajo Topulli

Në Gjirokastër, me nismën e Bajo Topullit, më 18 Dhjetor 1908, u thirr një mbledhje ku u vendos krijimi i klubit “Drita”. Në seancën e parë Klubi zgjodhi si kryetar avokat Petro Pogën dhe komisionin për hartimin e statutit. Në klub bënin pjesë njerëz të dalë nga shtresa të ndryshme të shoqërisë, kryesisht intelektualë. Ideali dhe qëllimi i tyre i përbashkët ishte çlirimi dhe lulëzimi i mëmëdheut. Klubi luajti një rol të rëndësishëm në përhapjen dhe mësimin e gjuhës shqipe, në mbledhjen e folklorit dhe traditave të lashta të popullit tonë.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version