Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

18 Dhjetor 1924, kur Noli denonconte agresionin jugosllav tek Fuqitë e Mëdha

Fan Noli

Fan Noli, me cilësinë e kryeministrit, më 18 Dhjetor 1924, me anë të telegrameve kërkoi nga qeveria angleze, franceze dhe italiane, si dhe nga Lidhja e Kombeve, që të ndërhynin pranë qeverisë jugosllave, për t’i dhënë fund agresionit, që vazhdonte prej disa ditësh në kufijtë e Shqipërisë, nga forcat e rregullta jugosllave dhe bandat bjellogradiste dhe zogiste, shpesh të udhëhequra nga oficerët jugosllavë. Por asnjëra nga Fuqitë e Mëdha, nuk iu përgjigj thirrjeve të Tiranës. Edhe Lidhja e Kombeve, nuk mori asnjë masë për të mbrojtur një anëtar të vet, nga sulmi i një anëtari tjetër, siç e kërkonte statuti i tij.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version