Gjatë vizitës të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Italiane, Lamberto Dini në Tiranë, më 18 Dhjetor të vitit 1997, midis Italisë dhe Shqipërisë u nënshkrua Deklarata, e cila fiksonte objektivat dhe sektorët prioritarë për asistencën italiane në Shqipëri, si dhe deklarata e përbashkët mbi ndërhyrjet urgjente të bashkëpunimit midis dy qeverive, për vënien e menjëhershme në punë të burimeve financiare italiane, në sektorët më emergjentë në Shqipëri; “Protokoll-Marrëveshja për bashkëpunimin teknik midis dy vendeve”; “Protokoll-Marrëveshja midis Qeverisë Shqiptare dhe Konsorciumit për Ujësjellësin Shqipëri-Itali” si dhe “Protokoll-Mirëkuptimi lidhur me realizimin e Parkut Industrial të Durrësit”.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
24 Shkurt 1877, lindi albanologu i shquar Nobert Jokli
-
24 Shkurt 1879, lindi në Kalabri studiuesi arbëresh Kozmo Serembe
-
24 Shkurt 1899, lindi në Shkodër dr. Lush Pogu
-
24 Shkurt 1914, amatorët shkodranë vunë në skenë dramën e Anton Xanonit
-
24 Shkurt 1938, përkujtohet sot diplomati shqiptar Gjergj Pekmezi