Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

18 Dhjetor 1997, nënshkrimi i Deklaratës që përcaktonte sektorët prioritarë për asistencën italiane në Shqipëri

Asistenca italiane në Shqipëri

Gjatë vizitës të Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Italiane, Lamberto Dini në Tiranë, më 18 Dhjetor të vitit 1997, midis Italisë dhe Shqipërisë u nënshkrua Deklarata, e cila fiksonte objektivat dhe sektorët prioritarë për asistencën italiane në Shqipëri, si dhe deklarata e përbashkët mbi ndërhyrjet urgjente të bashkëpunimit midis dy qeverive, për vënien e menjëhershme në punë të burimeve financiare italiane, në sektorët më emergjentë në Shqipëri; “Protokoll-Marrëveshja për bashkëpunimin teknik midis dy vendeve”; “Protokoll-Marrëveshja midis Qeverisë Shqiptare dhe Konsorciumit  për Ujësjellësin Shqipëri-Itali” si dhe “Protokoll-Mirëkuptimi lidhur me realizimin e Parkut Industrial të Durrësit”.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version