Të udhëhequr nga Hamza Kazazi, më 18 Gusht 1835, kryengritësit shkodranë korrën fitoren e radhës mbi forcat osmane. Hamzai ishte anëtar i Këshillit të Përkohshëm dhe komandant i veprimeve ushlarake, në kryengritjen qytetare të Shkodrës, të vitit 1835. Rridhte nga një familje fshatare nga Beltoja, me banim në Shkodër. Në rini, ushtroi zanatin e mëndafshpunuesit. Në periudhën e sundimit të Mustafa Pashë Bushatlliut, shërbeu si komandant ushtarak për ruajtjen e rendit dhe qetësisë në qytet. Pas rënies së Bushatllinjëve dhe rivendosjes së sundimit pushtues osman hoqi dorë nga kjo detyrë e iu kundërvu administrags turke. Drejtoi të gjitha veprimet kryengritëse. Megjithë ofertat që iu bënë, nuk pranoi të hynte në shërbimin turk.
Referencat:
Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare
You may also like
-
10 Janar 1802, përkujtohet sot inxhinieri i shquar Karl Gega
-
10 Janar 1920, vritet patrioti Sali Nivica
-
10 Janar 1931, Hasan Prishtina i kërkon Lidhjes së Kombeve përkrahje për shqiptarët e Jugosllavisë
-
10 Janar 1932, marrëveshje Shqipëri-Bullgari për pakicat kombëtare
-
10 Janar 1933, lindi Valentina Objektova ( Çollaku)