Site icon Qendra Mbarekombetare e Koleksionisteve Shqiptare

18 Janar 1900, lindi Skënder Luarasi, intelektual kalibri

Në Luaras të Kolonjës, më 19 Janar 1900, u lind Skënder Luarasi, patriot dhe demokrat, shkrimtar, përkthyes, pedagog. Studimet e larta i kreu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Austri. Pas diplomimit punoi si mësues në Vlorë, Tiranë dhe Shkodër. Vullnetar në brigadat internacionale në Luftën e Spanjës, ku krahas pushkës përdori dhe mikrofonin, duke u bërë kështu një nga folësat, redaktorët dhe korrespondentët e parë radiofonik shqiptarë. Pas çlirimit punoi si redaktor dhe përkthyes në Shtëpinë Botuese “Naim Frashëri” dhe më pas pedagog i gjuhëve të huaja në UT. Skënder Luarasi ka shkruar shumë vepra dhe ka shqipëruar disa nga autorët anglisht dhe gjermanisht folës.

Referencat:

Thimi Çollaku / Kalendari i botës shqiptare

Exit mobile version